A të të ρυth ρak? 19-υj eçαrja: Si e b. ërα me ρrofesorin

Kjo është historia e rrëfyer për tabloidin britanik “The Sun”.

E dashur psikologe: Kryej marrëdhënie seksuale fantastike me një burrë të martuar, shumë më të madh në moshë se unë, por unë mund të kem shkatërruar martesën e tij dhe ndihem shumë fajtore.

Jam 19 vjeçe nga Indonezia por kam ardhur këtu për të studiuar në fushën e biznesit në universitet.

Ndihem shumë në faj pasi e kam humbur virgjërinë time me këtë burrin e martuar.

Ai na dha një orë leksioni ku foli për biznesin e tij të suksesshëm në internet. Më pas bisedova me të dhe i thashë se ishte frymëzues.

Ai dukej i kënaqur dhe më pyeti nëse mund t’i tregoja se ku mund të drekonte para se të kapte trenin e tij.

Kafeneja jonë e universitetit nuk është e madhe kështu që i sugjerova një restorant aty pranë.

Jo vetëm që ishte takimi im i parë seksual, ai ishte gjithashtu i dashuri im i pare.

Më pas më kërkoi të shkoja me të për drekë.

Unë pranova dhe kështu u njohëm.

I fola për familjen time. Ai është 41 vjeç dhe nga India. Ai është i martuar me dy fëmijë, por ata dhe gruaja e tij jetojnë në Indi.

Ai më kërkoi numrin tim të telefonit dhe filluam të shkruanim në ËhatsApp dhe të flirtonim.

Ne u takuam përsëri në Londër javën e ardhshme. Ai më pyeti nëse mund të më puthte.

I thashë se duhet të largohesha, por ai tha: “Hej, mos shko. Dua të të njoh më shumë. Ndihem sikur po bie në dashuri”.

U gëzova dhe ai më ftoi në dhomën e tij të hotelit. Ne bëmë seks.

Ishte hera e parë, por më bëri të ndihesha shumë mirë.

Ai tha se gruaja e tij është 47 vjeçe dhe ata kurrë nuk bënin marrëdhënie seksuale. Ata të dy punojnë shumë dhe kurrë nuk kanë kohë për njëri-tjetrin.

Ne filluam të takoheshim rregullisht dhe nuk ishte vetëm për seksin – edhe pse kjo ishte e pabesueshme.

Ne ramë në dashuri.

Kemi kaluar ditë të tëra së bashku si një burrë dhe një grua dhe ai më ndihmoi me studimet e mia.

Por pastaj u zgjova më një mesazh këtë mëngjes që theu zemrën time.

Ai shkruante: “Duhet të largohem për t’u kthyer në Indi. Gruaja ime ishte këtu dhe ka parë mesazhet mes nesh. Më vjen keq. Do të përpiqem të gjej një mënyrë për të të kontakuar kur të kthehem”.

Unë nuk e di se çfarë të bëj. A kam shkatërruar martesën e dikujt?

Familja ime ka vlera të rrepta dhe ata do të ndjehen shumë të turpëruar për mua.