Foto / Mikesha e Evi Kokalarit bëhet nëna e fëmijës së Elon Musk

Influencuesja e MAGA-s, Ashley StClair, ka deklaruar në platformën X se ka sjellë në jetë fëmijën e trembëdhjetë të Elon Musk.

StClair tha se u detyrua ta bënte publike këtë fakt, pasi tabloidet e kishin zbuluar dhe po përgatiteshin ta publikonin lajmin.

Evi Kokalari reagoi ndaj deklaratës duke shkruar: “Dërgoj dashuri për Baby Genius #2”.

Në një koment tjetër, Kokalari ngushëllon shoqen e saj duke i thënë: “Ishte e pashmangshme, por më vjen keq që duhet të përballesh me median dhe tabloidet”.

Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale të Kokalarit tregon se dy mikeshat janë parë bashkë në disa evente dhe udhëtime me varkë, duke shijuar momente të këndshme dhe pije mes miqsh, raporton Hashtag.al.

Postimet e Evi Kokalarit