Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 4-vjeç raportohet se ka humbur jetën ndrsa motra e tij është në gjendje të rëndë.
6-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se motër e vëlla mund të jenë helmuar.
Ndërsa nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë emocionale dhe traumatike pas humbjes së djalit të saj.
Fëmijët e mitur janë nga fshati Mjedë. Rrethanat e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta.