Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos ka surprizuar kryeministrin Edi Rama me një fanellë që mbante numrin 11 dhe flamurin e BE-së të stampuar në të.
Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se e di që edhe ne jemi të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dalim edhe me anëtarësimin në BE.
Znj.Kos e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku.
Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.
Marta Kos: Angazhimi im është edhe sportiv, unë vij nga një familje sportive. Kam parë edhe Kampionatin Evropian, pashë se si shënoi Bajrami në 23 sekonda dhe kjo tregoi se sa të shpejtë jeni ju në realizimin e gjërave, ndaj unë e di sa e rëndësishme është. Basketbolli gjithashtu është një lojë e bukur, edhe ju keni luajë. Ndaj kam një dhuratë për juve, Europa është një ekip, funksonon si skuadër futbolli. Ja kjo është dhurata ime, (fanella me numër 11 për Ramën), kur ne të përfundojnë negociatat unë do ngjisë malin më të lartë në Shqipëri, të Korabit që është më i larti madje edhe se mali ynë më i madh në Slloveni.
Rama: Shpresoj që kur të hyjmë në BE të vij me ju ta ngjis majën e malit, s’e di nëse do ketë kryeministër të ri. Jam krenar që të kem një ekip mjaft të përkushtuar. Shpreh një mirënjohje dhe falënderime për ju, për Majlindën dhe Adean dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar. Por edhe ambasadorin Ferit Hoxha që është Lionel Messi ynë në punët e jashtme, e hodhëm përtej oqeanit në SHBA dhe e sollëm prap në Europë, ai i bën mirë ato, është i mirë në punët e jashtme. Besoj se edhe ministri i jashtëm Hasani bien dakord.
