Sirtarë të mbushur me zarfë me para, dalin pamjet nga aksioni në call center në Tiranë (Video)

Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet nga aksioni në Tiranë, ku u godit një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet call center.

Siç shihet nga videoja e publikuar, në ambientet ku ushtrohej ky aktivitet, sirtarët e punonjësve ishin të mbushur me zarfe me para. Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe shumë telefona celularë që përdoreshin për të kryer këtë aktivitet.

Policia deklaron se ka zbuluar 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme dhe ka vënë në pranga 10 shtetas.

Gjithashtu, janë sekuestruar 891,735 euro të dyshuara si të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti.

Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, shtetasit:

Kristjan Buda, Benard Biba, Kleidi Dyrma, Ema Taip dhe Eno Hana.

VIDEO