Konfirmohet dorëheqja e Kryeministrit serb

Kuvendi i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e Kryeministrit, Millosh Vuçeviç.

Me dorëheqjen e tij, duhet të nisë menjëherë puna për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nëse deri më 18 Prill nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç e falenderoi Vuçeviçin për kryerjen e ndershme dhe të drejtë të detyrave të tij gjatë kohës që ishte Kryeministër.

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 Janar, pas protestave të mëdha të qytetarëve të cilët kërkojnë që shkaktarët e tragjedisë së Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona të dalin para drejtësisë.