Partia Social Demokrate e Tom Doshit i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Berisha, nga Shkodra ku prezantoi kandidatët e tij, i bëri thirrje qytetarëve të mos e votojnë Tom Doshin, duke thënë se “ai duhet të japë llogari para Zotit për ato që ka bërë”.
PSD thotë se Doshi ka ndihmuar mijëra familje në Shkodër pa kërkuar asgjë në këmbim, dhe se përgjigjen Berisha do e marrë më 11 maj.
“Shkodranët e dinë mirë kush është Tom Doshi e kanë parë gjithmonë pranë tyre, me pushtet apo pa të. Ata kanë ditur të dallojnë një njeri që mban fjalën nga një njeri që vetëm mashtron. Këtë dallim do ta bëjnë sërish më 11 maj do votojnë për atë që ka ndihmuar mijëra familje pa kërkuar asgjë në këmbim. Do votojnë për njerëzit e fjalës, jo për mashtruesit”, thuhet në deklaratën e PSD.