Një ngjarje e rëndë e ndodhur ditën e enjte në Lushnje, ku dy të rinj, 20 dhe 23 vjeç, kanë goditur me gurë një 43-vjeçar.
43-vjeçari, i cili nuk flet dhe nuk dëgjon u transportua te Trauma.
Nëna e 43-vjeçarit, Fatbardha Hysi në një reagim për News24 ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet kritike, ndërsa ndodhet te Trauma.
“Djalit i kanë çarë kafkën me gurë. Të premten djali iu nënshtrua një operacioni, por gjendja shëndetësore e djalit vijon të jetë kritike. Ngjarja ndodhi të enjten, kur djali sapo doli nga xhamia
Dy djemtë e tjerë e goditën me gurë, njërin prej tyre e kemi fqinj, ndërsa tjetrin nuk e njohim.
Me fqinjët nuk kemi probleme. Djali nuk më ka shprehur më parë shqetësime, nuk e di shkakun përse dy të rinjtë e sulmuan”, ka deklaruara ajo.