BILD: Hakerat zbulojnë ADN-në e Putinit, i përket linjës atërore E-V13 që gjendet me shumicë në Kosovë e Shqipëri!

Mediat e huaja pretendojnë se hakerat kanë arritur të zbulojnë ADN-në e Vladimir Putin, presidenti Rusisë, jeta e të cilit është e mbuluar nga mistere dhe konspiracione.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi u zbulua se Putin është aq i kujdesshëm për mbrojtjen e ADN-së së tij, sa që në udhëtimet jashtë shtetit, shoqëruesit e tij ia mbledhin fecet me qese dhe i marrin me vete.

Por sipas gazetës gjermane BILD, tashmë mund të kemi një ide se kujt linje atërore i përket Putin, dhe rezultatet janë të habitshme nëse do të konfirmoheshin si të vërteta.

Sipas raportit, hakerët dyshohet se kanë hakuar kompjuterin e Mikhail Putin në emër të një agjencie qeveritare. Mikhail është kushëriri i dytë i presidentit rus. Gjyshërit e Vladimir Putinit janë stërgjyshërit e tij.

BILD: Hakerat zbulojnë ADN-në e Putinit, i përket linjës

Mikhail Putin, kushëriri i Vladimir Putin

Kështu të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 përqind. Dhe Mikhail dhe Vladimir të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, pasi ata ndajnë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore. Do të thotë, ata kanë të njëjtin mutacion në kromozomin e tyre Y.

Por çfarë gjetën hakerat në kompjuter? Përgjigja e shkurtër është “makthi” i Vladimir Putinit. Mikhailit iu bë një test gjenetik nga kompania lider ruse “Genotek” në dhjetor të vitit 2022. Më në fund ai mori rezultatet në shkurt 2023.

Testi gjenetik, i cili me sa duket u zbulua në gazetën “Bild”, thuhet se tregon se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi.

BILD: Hakerat zbulojnë ADN-në e Putinit, i përket linjës

Rezultatet e pretenduara të Mikhail Putin

Ky gjen e ka origjinën nga Kosova e sotme, ku mbi 30 për qind e popullsisë e bartin atë. Në të gjithë Ballkanin, proporcioni është rreth 15 për qind, dhe në Rusi, më pak se pesë për qind.

E-V13 gjendet me shumicë te shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, sipas disa raporteve duke varjuar nga 25% në Shqipëri deri në 35 në disa raste edhe 40% në Kosovë, transmeton Voxnews.al.

BILD: Hakerat zbulojnë ADN-në e Putinit, i përket linjës

Distribuimi i linjës E-V13 në Europë

Hakerët raportojnë gjithashtu se nipi i Putinit është veçanërisht i prirur ndaj paranojës. Mbetet e paqartë nëse kjo vlen edhe për xhaxhain e tij.

Dhe gjithashtu vlen të përmendet se “Daily Mail” raportoi në vitin 2010 se Adolf Hitler ishte gjithashtu një anëtar i haplogrupit të rrallë E-V13./Vox News