Informacion nga jashtë? Momenti kur Jozi i tregon Loredanës se deklarata e saj është bërë ‘meme’ (Video)

Një moment i papritur mes Loredanës dhe Jozit në Big Brother VIP Albania 4 ka bërë xhiron e rrjetit.

Teksa çifti po bisedonte, Jozi i tregoi Loredanës se një intervistë e saj e vjetër është bërë virale, për shkak të një metafore që ajo e quajti “shpikjen e saj”:

“Brumin po nuk e fute në furre, s’ka si të dalë keku.”

Në momentin që e kuptoi që kjo frazë është kthyer në meme, Loredana shpërtheu në të qeshura, duke mbuluar fytyrën me duar nga turpi. Reagimi i saj dhe i banorëve të tjerë e bënë situatën akoma më komike.

Shprehja tashmë është bërë një nga më të komentuarat e këtij edicioni, duke u përdorur gjerësisht nga ndjekësit e spektaklit në rrjetet sociale.

@obsessed.w00#perty#bigbrothervipalbania#lori#jozi#loredana#loredanabrati#bbva4#bbva#albania#tiktokviral♬ original sound – Obsessed 🥀