FOTO+EMRAT/ Ja kush janë dy vik. timat e AKSIDENTIT TRA GJIK në Milot!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin po udhëtonin.

Sipas policisë, automjeti tip “Benz” drejtohej nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë, ai dhe pasagjeri i tij, 35-vjeçari Festim Gjeta, humbën jetën në vendngjarje.

Të dy viktimat ishin banorë të fshatit Lusën, në njësinë administrative Ujmisht, Kukës.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.