“Vetëm 5 për Shqipërinë në BE!”/ Rama nis fushatën me stil sportiv dhe simbolikë europiane(Foto)

Kryeministri Edi Rama ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, me një ngjarje madhështore në Sheshin “Skënderbej”.

I veshur sportivisht dhe me një kapelë që mbante numrin 5 numrin që Partia Socialiste ka në fletën e votimit – Rama dha sinjalin e parë të fushatës përmes një paraqitjeje që kombinon thjeshtësinë me mesazhe të forta politike.

Skema vizuale e aktivitetit ishte ndërtuar rreth 12 yjeve, një simbolikë me shumë kuptime: 12 prilli, 12 qarqet e vendit dhe 12 yjet e flamurit të Bashkimit Europian që përfaqëson edhe synimin kryesor të kësaj fushate: integrimin e Shqipërisë në BE.

Prezantimi i kandidatëve të PS mori një formë artistike dhe festive, ndryshe nga fushatat tradicionale. Çdo qark u përfaqësua në skenë me këngë dhe valle tradicionale, duke shfaqur diversitetin kulturor të vendit.
Parë në skenë u futën kandidatët e qarkut të Dibrës, të shoqëruar nga motive folklorike të zonës.