Shqiptari prek SHPlRTlN: Më faI o nënë që s’të mbròjta nga nusja ime, ma bëj hαΙΙall se nuk e kuptova që ajo ty të…

Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime. Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.

Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë. “Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.

Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.

– Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin? – i thashë.

– Jam mirë bir, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhlmbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.

– Nesër do të shkojmë bashkë në spitaI, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.

– Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital, – i thashë sime shoqeje.

Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm iIaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.

– Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gj.irin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët, – i thashë.

– Jooo, bir, mos ma shto dhlmbjen, – foli me zërin e mekur.

– Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.

Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.

– Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta Iënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë, – i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.

E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë.

Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.

Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vuajtjen që të shkaktova duke mos reaguar.