U fe joυa 17 υ jeç, ρor bαshkës horti bëri diçka që më υjen zòr ta them

Emisoni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhim bshme të një nëne 50-vjeçare, e cila është përballur me mjaft vuajtje në jetën e saj dhe nuk ka pranuar të zbulojë identitetin.

Është rritur jetime sepse e ëma i ka ndë rruar je të, kur ajo ka qenë mjaft e vogël dhe për të është kujdesur babai i saj. 

Kur ishte 17 vjeç u fejua me mblesëri, por me kushtin që ai person të vinte dhëndër brenda sepse ajo nuk mund ta linte vetëm babain e saj.

Edhe pse e kishte kuptuar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk mund të kundërshtonte dhe pranoi të martohet.

Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, bashkëshorti i braktis dhe largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u fejove? Zonja X: Në moshën 17 e gjysëm – 18, pa mbushur 20 u martova.

Mirela Milori: Ishte me mblesëri me dashuri?

Zonja X: Ishte me mblesëri, rreth miqësie sepse unë kisha një kusht, ngaqë nuk e lija dot babin vetëm ose s’do martohesha fare të ikja diku tjetër,

ose kush më pranonte me këto kushte të jetonim tek babi im, tek shtëpia ime. Mirela Milori: E qartë!

Pra dhëndri të vinte në shtëpi? Zonja X: Po! Për sa kohë babi im të ishte gjallë ne të ishim aty, pastaj jeta vazhdon.

U bë martesa, po ai njeri me thënë të drejtën ishte i papërshtatshëm për mua.