Prapaskena nga Samiti në Tiranë/ Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e presidentit turk, komenti që Erdogan i bëri kryeministrit (Video)

Atletet e bardha me yll të kryeministrit Edi Rama morën sot vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt këtë të premte në kryeqytet.

Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër.

Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, duke qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.

Më pas, në deklaratat për gazetarët, Erdogan tha: “Do të flasim për paqen nga Shqipëria për të gjithë botën”, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim në një epokë sfidash gjeopolitike.