Ishin “kokë më kokë” me vota, habit Alimehmeti për komunikimin me Tabakun

Ilir Alimehmeti, i ftuari në podcastin  “Të Pashoq” ka dhënë detaje mbi komunikimet që ka pasur me Berishën, teksa tha se me Tabakun s’ka pasur asnjë kontakt.

– Keni pasur komunikim me Sali Berishën?

Po, kemi komunikuar – si në telefon, ashtu edhe përballë.

– Çfarë ju tha?

Shifrat flasin vetë. Nuk kam dëshirë të them më shumë; nuk jam tip emocional. Unë komunikoj përmes votës – pra, përmes mbështetjes nga njerëzit. Ky është sistemi që kemi ne. Votën kemi si mjet. Ju vetë keni dëgjuar çfarë ka deklaruar në media, ai ka folur qartë. Nuk mund të flas në emrin e tij.

– Po në përfundimin e numërimit të votave, çfarë shkëmbyet me Jorida Tabakun?

Nuk kemi kontaktuar.

– Më duket e çuditshme, si nuk keni komunikuar?

Nuk kemi folur. Çfarë ka të çuditshme këtu?