“Nga ke humb o Vis?”, i akuzuar për 43 bimë narkotike bashkë me gruan, ja çfarë shkruan aktori në rrjetet sociale!

Mediat australiane raportojnë se Belina Pupa dhe aktori i njohur i humorit Elvis Pupa akuzohen për kultivim lëndësh narkotike, pasi ne nje prone te tyre u gjeten 43 bime te tilla.

Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

“Një influencuese në rrjetet sociale dhe he terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Pupa është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

Ndërkohë një ditë më parë Elvis Pupa ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku në Instagram ka ripostuar një video ku shfaqet në shoqërinë e këngëtarit të njohur Muharrem Ahmeti.

Deri më tani aktori nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me këtë lajm të bërë publik nga mediat e huaja, të cilat i referohen seancës gjyqësore që është mbajtur në gjykatë për çiftin.