Për Inis Gjonin koha ka ndaluar. Regjisorja është padyshim ndër imazhet më të bukura të vendit tonë, ku pavarësisht viteve që kalojnë, ajo vijon të duket gjithnjë sharmante.

Paraqitja e saj tek tapeti i kuq i festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, ka qenë si gjithnjë chis dhe plot sharm. E veshur me një kostum të zi, Inisi konfirmoi edhe njëherë se mbetet ndër femrat më të bukura të vendit tonë.

E tashmë, që vajza e saj, Coco Antonel është rritur, të dyja janë gjithnjë së bashku. Duket se kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku Coco ka qenë së bashku me mamanë e saj në parakalimin e tapetit të kuq.

E teksa vogëlushja rritet, tashmë edhe mund ti shërbejë mamasë së saj. momenti që është shkrepur nga paparaci ynë, tregon pikërisht këtë, kur Coco ka qenë duke i bërë disa foto mamasë së saj. Duke pasur parasysh imazhin e Inisit, jemi të sigurta që fotot kanë qenë të mrekullueshme.

