Një 33-vjeçar shqiptar dhe miku i tij maroken 36 vjeç kanë rënë në pra.ngat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhjen e disa automjeteve luksoze.
Dyshja e “skifterëve” janë arrestuar ditën e sotme në rrugën “Bruno Buozzi”, Romë.
Ata e kryenin vjedhjen e automjeteve luksoze vetëm me një Nokia 3310.
“Gjenitë” kishin instaluar brenda telefonit një dekoder të cilën e kishin lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.
Celulari lidhej me një kabllo me kontrollin e makinës dhe përdornin një çelës universal për ta ndezur.
Çelësi kodohej nëpërmjet celularit me sistemin dhe merrte komanda.
Bashkëpunëtorët nuk ishin në marrëdhënie pune dhe ishin persona me precedentë të mëparshëm penalë.
Njëri prej tyre u la në arr.est shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në bu.rgun e Rebibbia.