Dikur shokë fëmijërie/ Erion Alibej: Ja si nisi “lufta” jonë me Çapajt dhe Suel Çelën!

Ka vijuar edhe sot në GJKKO seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i artë”, ku ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Erion Alibej.

Alibej ka rrëfyer periudhën kur nisën intrigat mes tre grupeve kriminale të Elbasanit, badës së Sule Çelës, Çopajve dhe bandës që drejtonte ai dhe vëllai, Endrit Alibej.

Pjesë nga rrëfimi i tij në GJKKO:

Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg drogë. Ilir Lloshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, më çoi një SMS dhe më tha dua të takoj se jam shumë keq, më tha që jam te shtëpia e një djali që quhej Foksi dhe ky shok fëmijërie i Hajdarit.

Ilir Lloshi me çoi foto, ishte me sy të nxirë, e kishin goditur, shkova tek shtëpia e Foksit, dhe më tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezëve, i thashë të paskan masakru, më tha që erdhi një ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokainë Francit.

Unë me këta Çopjat s’po flisja më në këtë kohë, më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shtëpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, më shpjegoi se Franc Çopja kishte një ortak anglez, morëm vesh se në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë çfarë kishin gjetur.

Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek Tregu.

I thashë Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rëndë, doli Sokol Sanxhaktari më tha o Erion ça po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te Tregu. Shkuam tek shpia e Suelit, ishte dhe e ëma e vet aty, pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkesë dhe na e kanë bërë ca rumunë që janë të Hajdar Çopjas, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë doja të të pyesja.

Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me këtë punë. Ndërhyri Sokol Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ha e dak, a të thashë që ata quksat, për Çopjat”. Shkova takova të ëmën e Suelit, Hanën, u përlot, më përqafoi, s’e kam pas shkuar te shtëpia kur Sueli ishte në burg, në Itali./shqip