Në spektaklin e një nate më parë në Big Brother Vip Kosova Mevlani zbuloi se do të bëhet shumë shpejt baba. Partnerja e tij u fut brenda në shtëpinë e “Vëllait të madh” dhe i dha Mevlanit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.
Por, të gjithë e dimë që një ndër historitë e dashurisë më të komentuara të banorit të Big Brother Vip Kosova ka qenë lidhja e tij me Livia Brungan, një lidhje e cila pavarësisht se ka pasur ulje-ngritje, ata gjithmonë e gjetën rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri.
Pasi Mevlani mori lajmin e ëmbël, një reagim nga ardhur dhe nga ish-partnerja e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se natën kur ai u bë pjesë e shtëpisë, i ka dërguar një mesazh Livias ku i thoshte që e donte.
“Shyqyr që kur erdhi tek shtëpia nuk e lejova të më prekte! Urime!”, thotë ndër të tjera ajo.