Çfarë ndodhi me Erion Isain dhe bashkëshorten e tij pas 14 vitesh martesë? Zbulohet arsyeja e ndarjes

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur edhe si Çuçka i Kolonjës, në gusht 2024, ka paraqitur një kërkesë-padi pranë Gjykatës së Tiranës për t’u divorcuar nga bashkëshortja Ajlin Petrela, me motivacionin se mes tyre nuk ka më afeksion, se jetojnë të ndarë, se martesa e ka humbur kuptimin etj. Çuka dhe zonja Petrela ishin të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy fëmijë.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës. Zyrtarisht, Çuçka e Kolonjës, i cili disa ditë më parë mahniti liderët e BE-së me aglishten e tij me theks ‘ersekar’ dhe humorin që e karakterizon, është beqar.

Rastësi ose jo, kriza në martesën e Çuçkës ka ardhur pasi Edi Rama e emëroi në vitin 2019 kryetar të Bashkisë së Ersekës. Aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Pyetjen ‘a kam edhe rrogë’ nisi t’a bënte që muajt e parë. Një skemë korrupsioni me tendera të paracaktuar, me Adriatik Zeqillarin, tregon edhe ‘sakrificën’ e Çuçkës. Shumë shpejt, aktori ia mori dorën bashkisë, duke krijuar një rreth klientelist, me të cilin nisi të ndante paratë dhe tokat publike, duke marrë përqindje për çdo tender dhe ankand.

Pas finalizimit të aferave të para korruptive, Çuçka mori shtëpi te Kodra e Diellit. Një dosje në SPAK dhe disa dëshmi tregojnë se Çuçka, në një moment, nuk dinte se çfarë të bënte dhe ku t’i çonte paratë e vjedhura. Rroga e bashkisë dhe paga si aktor i dukeshin bakshish.

Ai vendosi të shkurtonte dhe paloste veshët (romodelonte veshët). Befas një ditë Çuçka u shfaq me veshë më të vegjël.

Pas shkurtimit të veshëve, Çucka nisi të investonte në pasuri të paluajtshme në emra të tjerë, ndërsa i hyri edhe anglishtes, të cilën e asimiloi shumë shpejt, me një theks ‘ersekar’.

Me gjithë këto ndryshime të shpejta martesa e Çuçkës nuk kishte se si të mos tronditej.

Kupa u mbush kur Çuçka nisi të ngacmonte dhe t’u vardisej djemve, duke hyrë në sherr me të dashurat e tyre. Kështu një ditë zonja Petrela mori plaçkat dhe u largua nga banesa.

Nuk përbën interes publik jeta private e Çuçkës, as nëse i pëlqejnë djemtë, femrat apo të dyja gjinitë, por interes publik përbën kur një kryetar bashkie shqetëson qytetarët me mesazhe seksiste në mesnatë, fton komentuesit në duel dhe vjedh pasuritë publike.