E restauruan kinezët, VIDEO tròn/ditëse kur shembet streha e stacionit në Serbi dhe zë po shtë dhjetra qytetarë

Streha e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë është shembur duke zënë poshtë dhjetra pasagjerë.

Autoritetet serbe kanë konfirmuar tetë viktima dhe dhjetra të plagosur. Ndërsa qytetarë të tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur stacioni ishte i mbushur me pasagjerë të shumtë, të cilët prisnin trenin.

Ministri i Brendshëm në Serbi, Ivica Daçiç tha se grupet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë dy persona të gjallë të cilët ndodhen nën rrënoja.

Stacioni i trenit në Novi Sad është një ndër më të rëndësishmit në rajon, dhe i është nënshtruar restaurimit nga kompani kineze në vitin 2021, si pjesë e strategjisë për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Novi Sad – Shkup – Athinë.

Kujdes! Pamje shqetësuese…

https://twitter.com/paratzelzius/status/1852317755455787508?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1852317755455787508%7Ctwgr%5Ed0651fd8b792a65d09ae10b8eaae40535712b256%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fe-restauruan-kinezet-video-tronditese-kur-shembet-streha-e-stacionit–i78016

https://twitter.com/UdruzenjeOSNA/status/1852342620132946425?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1852342620132946425%7Ctwgr%5Ed0651fd8b792a65d09ae10b8eaae40535712b256%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fe-restauruan-kinezet-video-tronditese-kur-shembet-streha-e-stacionit–i78016

Shembja e stacionit të trenit në Novi Sad