Partia Socialiste festoi sot 34-vjetorin e themelimit të saj. Pas fjalimit të mbajtur me këtë rast, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, u ndal për të biseduar me anëtarë dhe drejtues të partisë.
Në sy ra një bisedë e gjatë dhe serioze mes Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Sipas mediave, kryeministri i ka shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar nga zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë disa ditë më parë.
Ndërkohë, Vlora vijon prej disa ditësh të përballet edhe me mungesën e ujit të pijshëm, çka ka shtuar shqetësimet mes qytetarëve.