Trump shtyu vendimin mbi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran
Çmimet e naftës ranë këtë të premte pasi Presidenti amerikan Donald Trump vonoi vendimin mbi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran.
Nafta në bursën e Londrës ra me 2%, duke arritur në 77.28 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane me 0.7%, duke kapur vlerën 75.66 dollarë për fuçi.
“Megjithatë, ndërsa Izraeli dhe Irani vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë mund të ketë një veprim që përshkallëzon konfliktin dhe prek infrastrukturën e naftës,” shprehen ekspertët.
Frika është rritur për faktin se çdo mbyllje e Ngushticës së Hormuzit mund të kufizojë tregtinë dhe të ndikojë në çmimet globale të naftës.