Tërmet me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të martë brigjet perëndimore të ishullit Honshu në Japoni, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:45, dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi rreth 10 kilometra.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur dëme.

Ndërkohë, asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.