“Një ditë pas zhdukjes së Mariglenit, autori erdhi tek ne së bashku me familjen e tij”- Iu gjetën eshtrat 7 vite pas υr▪︎asjes, daja i 16-vjeçarit: Kr▪︎ imi, i planifikuar! Bashkëpunëtorët e Kristjan Cenajt janë…

Daja i Mariglen Gjonajt, eshtrat e të cilit u gjetën 7 vite pas zhdukjes së tij, ka rrëfyer se autori i vrasjes së 16-vjeçarit nuk është vetëm Kristjan Cenaj, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, por hedh akuza se ka pasur bashkëpunëtorë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, daja i 16-vjeçari u shpreh se bashkëpunëtorët e krimit të ndodhur në vitin 2015 janë të zonës dhe se qëndrojnë ende të lirë.

Ai theksoi se vrasja e Mariglenit ishte e mirëmenduar dhe se Kristjan Cenaj iu ishte afruar vetëm për këtë qëllim.

Gjithashtu, deklaroi se një ditë pas zhdukjes së nipit, autori së bashku me familjarët e tij i shkuan në banesë.

Daja i Mariglen Gjonajt, Shpëtimi: Atë ditë që ka humbur Marigleni të nesërmen është bërë denoncimi dhe në darkë na ka ardhur Kristjan Cenaj së bashku me familjarët e tij.

Ai iu është afruar nipit direkt pas kthimit të tij në Mamurras, pasi u përjashtua për mungesa nga shkolla në Durrës. Afrimi me Mriglenin ka qenë i planifikuar, ka qenë vrasje e paramenduar, e mirëorganizuar.

Bashkëpunëtorët e Kristjan Cenajt janë të lirë dhe janë të zonës aty afër. I kanë provat të gjitha.

NGJARJA

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis si çdo ditë për të shkuar në shkollë më 18 maj të vitit 2015, por nuk u kthye më në banesë.

Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”

Autori i dyshuar raportohet se vrau Mariglen Gjonajn, në atë kohë 16-vjeç, për t’i vjedhur sendet me vlerë që ai mbante në ditën kur u zhduk.

Mësohet se viktima kishte me vete orë të markës Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.