Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikaur videon ku aktivistët reaguan gjatë fjalës së Ramës gjatë takimit në një sallë në New York.
Në videon e postuar nga kryedemokrati, disa shqiptaro-amerikanë të cilët kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohet takimi.
Ata e kanë akuzuar atë si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.
Berisha, në postimin e tij në facebook duke publikuar pamjet i quan heronj.
“Heronj të vërtetë! Nderim guximtarëve që ia plasen në fytyrë në mes të New York-ut krye-hajdutit të kombit!”, shkruan kryedemokrati në Facebook.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F2229229920789714%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=269