Një vit pasi u bë baba, Arjon Muça fotografohet me vajzën e partneren për herë të parë! Si mbajti të fshehtë ardhjen në jetë të fëmijës dhe lidhjen

Ishte tetori i vitit 2023, kur në rrjet qarkulloi lajmi se Arjon Muça ishte bërë baba për herë të parë. Moderatori simpatik, i cili ka preferuar që jetën private ta mbajë sa më diskret, u tha se jo vetëm se kishte gjetur dashurinë, por se çifti ishte bekuar edhe me një vajzë.

Nëse deri tani nuk keni ditur asgjë për jetën e tij private, e motra, stilistja Frensi Muça, ka bërë një postim një vit më parë, duke zbuluar lajmin se ajo është bërë halla e një vajze.

“Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça! Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës sime. Të duam pafund.”

Bashkë me urimin, halla e vogëlushes ka zbuluar edhe datën kur moderatori Arjon Muça është bërë baba më 28 tetor. E tashmë, pas një viti, paparaci ynë sjell disa shkrepje të moderatorit, ku shfaqet me një vajzë dhe një vajzë të vogël në krah.

Me gjasa kjo është familja e vogël e Arjonit, që ai zgjedh ta mbajë sa më diskrete dhe larg syve të publikut. Ashtu edhe si duket nga shkrepja, teksa familja është duke shijuar kafenenë, moderatori është edhe duke bërë babain shembullor, duke e mbajtur në krah përgjatë gjithë kohës vogëlushen.

Teksa në rrjetet sociale ai është gjithnjë aktiv dhe ndan shumë me ndjekësit e tij, sa i përket familjes, ka preferuar që jo vetëmmos të publikojë asnjë detaj, por as mos të zbulojë me ndjekësit statusin e tij. I ftuar në studio televizive, ai ka zgjedhur që mos të përgjigjet rreth thashethemeve për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Arjon Muça është angazhuar këtë sezon si opinionist i “Përputhen”, së bashku me Zhaklin Lekatarin.

Lajmi që Arjoni është bërë baba u bë publik disa muaj më parë, por vetë moderatori nuk reagoi kurrë publikisht, madje i është shmangur kësaj teme. Sot, ai u pyet nga Neada për lajmin që ka qarkulluar se është bërë baba Përsëri, Arjoni iu shmang pyetjes duke dhënë një përgjigje të prerë.

“Lajme qarkullojnë shumë! Edhe për ty kam dëgjuar së fundmi që je bërë nënë”, -tha Arjoni me shaka, duke e mbyllur temën me shpejtësi, “S’kam për të folur për këtë!”

Më pas, gazetarët kaluan në një pyetje tjetër, duke e mbyllur këtë temë me kaq. Në intervistat e dhënë vite më parë, moderator shprehej se e dashura e tij vazhdon shkollën dhe nuk dëshiron që t’ia ndërpresë rrugëtimin prandaj e ka menduar që të shkojë të jetojë atje në të ardhmen. Arjoni ka treguar, gjithashtu, arsyen përse nuk publikon asnjëherë foto me të dashurën e tij.

“Kanë qarkulluan disa foto në internet, por pasi t’i e vendos gishtin në prizë dhe të zë korrenti atëherë e kupton çfarë është privatësia. Isha më i vogël dhe mendoja që do ta ndaj nuk ka ndonjë problem. Por, kur ndan të mirat harron që në një moment do të ndash edhe të këqijat. Kur digjesh, mëson se ajo lidhje të përket ty. Gjithsesi, unë dal më të në rrugë dhe është diçka publike dhe në Instagram-in e saj jam shumë prezent”, shprehej ai.

Tashmë që çifti janë bërë prindër për herë të parë, duket se privatësia është shumë e rëndësishme për ta, duke zgjedhur që ta mbajnë edhe vogëlushen e tyre sa më larg publikut. Teksa në ekran është ndër meshkujt më të pëlqyer dhe më jetëgjatët, jashtë ekranit, Arjoni është një partner i përkushtuar, por edhe një baba shembullor.