Politikania dhe gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, zbu/loi se gjatë periudhës së karantinës, ka parë në ëndërr kryeministrin Edi Rama.
Këtë ajo e tha pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”. “U takuam dhe qamë hallet”, tha Sasa.
Po ashtu ajo zb/uloi se në Kosovë, kur shikon një politikan në ëndërr, thonë që do të realizohet diçka e madhe dhe ajo shpreson për këtë.
“Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën.
Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr.
Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën.
Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë hallet me pak fjalë.
Unë u ndjeva e privilegjuar që Edi erdhi më takoi.
Në Kosovë thonë që është mirë kur sheh politikan në ëndërr dhe realizohet ndonjë diçka e madhe”, thotë Sasa.