Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Nëna me foshnjën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren, Mandolina Jashari nga Durrësi, e cila është hedhur me fëmijën e saj që e kishte prurë në jetë vetëm një ditë më parë.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”
“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.