Një 49-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Greqi. Familja ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorit për te zbardhur ngjarjen.
Mediet greke bëjnë me dije se 49-vjeçari ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së mërkurës së 13 korrikut në Patras. Ai ka kërkuar ndihmën e parë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Spitali u përgjigj se nuk ishte në shërbim dhe duhej të kontaktonte spitalin e Rios.
Pak metra jashtë spitalit, 49-vjeçari ka dhënë frymën e fundit pa marrë ndihmë.
“Duhet të na shpjegojnë pse nuk i dhanë ndihmën e parë një bashkëqytetari…thonë anëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët akuzojnë zyrtarët e spitalit për mungesë humaniteti.
“Njerëzimi në fund të fundit…” thotë bashkëshorti i motrës së 49-vjeçarit.
“Ik nga këtu, nuk është në detyra jonë” ka qenë përgjigja që ka marrë nga spitali “Agios Andreas” ku ka shkuar dhe më pas ka humbur jetën pak metra jashtë spitalit.
“E papranueshme… Kjo mund t’i ndodhë çdo greku apo bashkëqytetari tjetër” thonë të afërmit e tij të cilët kërkojnë ndërhyrjen e prokurorit.
Përgjigja nga spitali
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Patrës “Agios Andreas” Ilias Todoropoulos tha për pelop.gr se çështja është nën hetim, pasi sipas shpjegimeve të stafit të spitalit, 49-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem serioz shëndetësor.
Sipas Theodoropoulos, 49-vjeçari ka mbërritur i vetëm në spital dhe ka raportuar dhimbje në shpinë, ndoshta nga i ftohti, siç i ka thënë personelit të spitalit dhe për këtë arsye ata i kanë sugjeruar që të kryejë PGNP-në në Rio.
“Ai nuk kishte asnjë shenjë që tregonte një problem serioz, prandaj është referuar në spitalin e gatishmërisë”, tha Theodoropoulos, duke shtuar kategorikisht se“Çdo qytetar që do të mbërrinte në çdo spital me një problem të rëndë shëndetësor do të merrte ndihmën e parë dhe kujdesin e nevojshëm, edhe nëse nuk do të ishte në detyrë dhe të njëjtën gjë do të bënte edhe Spitali ynë .