U Ιirua nga bυrgu, ja kush është ρersoni që ρuthi Cllevio sapo doli nga qelia dhe çfarë mbante në dorë (VIDEO)

Reperi Cllevio Serbiano i cili u arrestuar një muaj e gjysmë më parë, është liruar nga burgu në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Miqtë të cilët prej kohësh bënin fushatë për lirimin e tij, e kanë pritur Cllevion me “ceremoni”.

Varg makinash dhe dhjeta persona kanë përcjellë reperin deri në shtëpinë e tij.

Mes tyre vihet re edhe e dashura e tij që deri tani nuk ishte bërë publike. Ata shihen të shkëmbejnë puthje te shkallët e shtëpisë.

Cllevio shihet me një bllok në dorë ku me siguri ka shkruar tekste këngësh gjatë izolimit.

“Ku janë ato 44-33”-thotë ai me humor ndërsa takohet me miqtë e tij i rrethuar nga policë të shumtë.

Më pas reperi nuk ka duruar të hyrë LIVE në TikTok me Arjan Konomin. Aty ata kanë rikthyer në vëmendje edhe njëherë sherrin me Noizyn pas të cilit Cllevio përfundoi në burg.

Reperi u arrestua nga policia një ditë pas sherrit të bujshëm në Durrës, ku ai u rrah nga Noizy.

Një sherr që kishte nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua deri në dhunë fizike një ditë më parë ndërkohë që Noizy dhe babai i tij tashmë po hetohen nga policia në gjendje të lirë.

SHIKONI VIDEON KETU

SHIKONI VIDEON KETU