Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York, ku aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi bashkëshorten, Ornela Belliun, nga kati i 6 i pallatit ku banonin dhe më pas u hodh dhe vetë.
Personat që shihni në foto janë Florind Belli dhe Ornela Belliu të cilët u gjetën të vdekur ditën e djeshme nga policia vendase.
Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë.
Ndërkohë më herët hetuesit thanë se dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye që përfundoi në tragjedi.