Perfshirja e te rinjve shqiptarë ne biznesin kriminal te kultivimit te kanabisit mbetet nje problem shume shqetesues per autoritetet britanike.
Francesk Markaj dhe Arber Dervishi rreth 26-vjec kane dal para trupes gjykuese pasi u arrestuan disa muaj me pare ne nje shtepi bari ne Angli.
Ata thane se ishin detyruar dhe kercenuar nga bandat shqiptare per te punuar me kanabis, ndryshe do i vrisnin.
Avokatet e tyre thane se dy te rinjte jetonin ne kushte shume te veshtira brenda ne ambientet ku mbillej kanabis dhe se ata rrezikonin te vdisnin duke jetuar aty.
Francesku dhe Arbri u kapen ne Blackpool, ne nje banese te pershtatur per rritjen e kanabisit.