E ΡAZAKOΝTË/ DjaΙoshi në asheηsor i koΙΙitet në fγtyrë, i moshυari e ‘bën për sρitαΙ’ (Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në SHBA. Video e cila ka bërë xhiron e rrjetin tregon përplasjen mes një të riu dhe një të moshuari.

Incidenti ka ndodhur në ashensor ku i riu filloi të kollitej përpara të moshuarit.

Situata e pandemisë ka vendosur edhe rregulla të reja që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e gjithsecilit,

pasi është bërë e detyrueshme që të mbahet maskë në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Gjendja mes personave është përkeqësuar, pasi i riu ka provokuar me sjelljen duke vazhduar t’i kollitej të moshuarit në fytyrë.

Por në ashensor ishin tre persona dhe të riut që kollitej i është kërkuar të respektonte protokollin e sigurisë, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

Madje në një moment siç shihet edhe në video ka hequr maskën dhe i kollitet drejt në fytyrë.

Por sapo është hapur dera e ashensorit i moshuari duket se nuk ka mundur të përmbajë veten dhe e ka rrahur djalin. 

SHIKO VIDEON