Gjykata në Volos të Greqisë dënoi me 18 muaj burg një shqiptar 45-vjeçar pasi rrahu dhe kërcënoi bashkëshorten e tij.
Në sallën e gjyqit shqiptari dëshmoi se kishte pasur një mosmarrëveshje me gruan e tij 43-veçare pasi ajo nuk e linte të shihte celularin e saj dhe e kërcënoi se do ta vriste.
Gruaja pranoi se akti ka ndodhur. Mësohet se ai e kishte sharë, kërcënuar dhe goditur, ndërsa gruaja pohoi se gjatë viteve të fundit marrëdhënia e tyre kishte pasur tensione.
Në Gjykatë mori pjesë edhe djali i tyre 19-vjeçar, përballë të cilit ndodhi dhuna. Sipas Magnesianews, 45-vjeçari pronar i një dyqani ushqimor, të cilin e ka me gruan dhe djalin e tyre 19-vjeçar,
ka debatuar në shtëpi me gruan e tij mbrëmjen e së mërkurës së 24 gushtit dhe pasi ka sharë e ka kërcënuar se do ta digjte dhe do ta vriste atë.
Më pas ai e ka goditur me grusht në fytyrë, duke bërë që 43-vjeçarja të kishte marramendje për disa kohë pas goditjes.