Një grua është shpëtuar pasi kaloi një fundjavën e bllokuar në ashensorin e punëdhënësit të saj miliarder.
Marites Fortaliza hyri në ashensorin në lagjen Manhattan në pronësi të bankierit të investimeve Warren Stephens të premten në mbrëmje.
Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes së urg j e n cës të hënën në orën lokale 10:00 dhe hapën ashensorin me forcë.
Fortaliza u dërgua në spital. Sipas një deklarate të familjes, 53-vjeçarja ishte e dehidratuar por në gjendje të qëndrueshme.
Ajo ka punuar për Stephens dhe ishte anëtare e vlerësuar e familjes për 18 vite.
Stephens është kreu i Stephens Inc, një bankë investimi me bazë në Little Rock, Arkansas.
Autoritetet thanë se gruaja ishte bl lokuar në mes të katit të dytë dhe të tretë të shtëpisë.
Familja Stephens kishte ikur për fundjavë dhe askush tjetër nuk ishte në shtëpi, vetëm 53-vjeçarja që po punonte.
Shkaku i inc i d e ntit po hetohet.