Motra ishte e fejuar me një Italian dhe pas saj u fejova edhe unë me një vajzë shqiptare.
Në fillim gjërat shkonin mirë, e ishim të lumtur që në shtëpi ishim bërë 2 çifte.
Ama na ndodhi hataja po në shtëpi dhe para syve të mi dhe të motrës. Italiani që bënte si i dashuruari i shekullit me motrën time më mori të fejuarën.
Po, po! Ajo iku me të dhe tani ajo është shtatzënë me të.
Mua dhe motrën na lanë vetëm duke na thënë: Kemi rënë në dashuri, na vjen keq! Jemi shumë keq.
Prindërit po ashtu. Ata madje e kanë edhe shtëpinë e re jo shumë larg nesh dhe po e vuajmë shumë këtë situatë. Unë e doja shumë atë vajzën.
Nuk di pse na e bënë këtë. Para syve të mi dhe unë nuk kapa asgjë në kohë.
O Zot e provofshin njësoj si ne këtë dhimbje. S’di a të mbaj veten apo motrën…aq keq kanë shkuar gjërat brenda zemrës tonë.
Faleminderit nëse e postoni sepse kemi të dy nevojë për mbështetje!”, shkruan ai