“Taktikë çnjerzore”, mediet greke publikojnë pamjet: Turqit i zh. υeshin totalisht emigrantët dhe i nisin për në Greqi

Mediat greke kanë publikuar disa foto, ku shihen emigrantët totalisht të zhveshur të lënë në rrugë.

“Protothema” shkruan se emigrantët në mënyrë çnjerzore janë zhveshur dhe janë nisur në Greqi nga lumi Evos, pas asnjë rrobë në trup, teksa e quajnë një “taktikë çerzore”.

“Fotot tregojnë mënyrën më të gjallë instrumentalizimin çnjerëzor të mjerimit njerëzor, shihen emigrantë të zhveshur të cilët u shpëtuan të premten nga oficerët e policisë së Departamentit të Rojës Kufitare të Feronit, në bashkëpunim me Frontex” shkruan “Protothema”.

Në total, autoritetet greke shpëtuan 92 emigrantë të paligjshëm nga brigjet e lumit Evros, të cilët ishin braktisur në vendngjarje krejtësisht të zhveshur dhe pa më të voglën pajisje.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve u shpreh “Turqia vazhdon të përdorë hapur emigrantët si mjet, për të shkelur të drejtat e njeriut, për të shkelur të drejtën ndërkombëtare”.