Shqiρtari terrόrizon angΙezen, i futet në shtëρi dhe i kërkon…

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një qytet anglez ku protagonist ka qenë një adoleshent shqiptar.

Sipas mediave të huaja mësohet se një 16-vjeçar ka përfunduar në shtëpinë e një shtetase angleze dhe i ka kërkuar asaj të përdorte telefonin e saj.

Sue Doyle, 59 vjeç, e cila jeton në nëj fshat afër Doverit, ka rrëfyer se adoleshenti ka kërkuar ndihmë për të përdorur telefonin e saj pasi dëshironte që të shkonte në Londër ose Mançester.

59-vjeçarja kishte hapur derën e shtëpisë kur papritur u shfaq adoleshenti dhe i kërkoi asa që ta çonte në Mançester ose Londër, mirëpo kur ajo kishte refuzuar ai i kërkoi që të përdorte telefonin e saj.

Gruaja nuk pranoi që të ndihmonte të riun shqiptar dhe telefonoi policinë të cilët menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur ndalimin e tij.

Ky incident ka ndodhur pasi rreth 80 emigrantë në dy gomone zbritën në një plazh të Doverit atë mëngjes, duke arritur në brigjet britanike pa u kapur nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet arritën që të arrestojnë 50 emigrantë pasi i gjurmuan, mirëpo rreth 30 të tjerë arritën që të largoheshin.