U arrestυa në mes të Bllokut, flet DJ Cerry: Isha me djalin në makinë, më thanë që ke…

Pak kohë më parë Policia e Gjirokastrës arrestoi shtetasin Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cerry(Dj i emisionit të Arian Çanit).

Arrestimi i Dj-t të njohur erdhi pas akuzave për veprimtarinë kriminale të dhënies së ndihmës, shtetasve të huaj që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës.

Dj Cerry në një prononcim ekskluziv për JOQ ALBANIA ka treguar se si qëndron e vërteta rreth këtij lajmi që bëri bujë kudo në media por dhe akuzave që rëndojnë ndaj tij.

Ai thotë se më datë 19 qershor është ndalur nga Policia e Gjirokastrës ndërkohë që ishte në makinë me djalin e tij. Pas një debati që ka patur me policin që e kishte ndaluar, Dj është lënë i lirë dhe ai ka vazhduar jetën normalisht.

Më datë 25 shtator Dj është arrestuar në mes të Bllokut nga Policia e Tiranës. Me urdhër të Policisë së Gjirokastrës, Dj është transportuar drejt qytetit në jug të vendit ku është njohur me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Dj thotë se pas kësaj ngjarje dhe akuzave që s’kanë lidhje me të, ai ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë bashkë me familjen e tij.

SHIKO VIDEON KËTU