Policia greke ka identifikuar autorin që përdhunoi një grua që ishte duke pritur në stacionin e autobusit në Athinë dhe sulmoi një tjetër.
Bëhet me dije se autori është një shqiptar 45-vjeçar që është arratisur në Shqipëri. Mediat greke bëjnë me dije që pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.
Një grua 34-vjeçare denoncoi të dielën se e kishin përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.
Dy gratë dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë.
Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros, Athinë është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi i rrezikshëm .
Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, ka regjistruar autorin. Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazhin teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.