Po transρortonin emigrantë drejt Anglisë, arrestόhen tre persona, policia ndaΙon dhe 12 shqiρtarë

Tre persona janë arrestuar në Britani, pasi akuzohen se trafikonin emigrant të paligjshëm në Angli.

Bëhet me dije se të arrestuar janë tre burra 34, 44 dhe 46 vjeç, të cilët akuzohen se merreshin me kalimin e emigrantëve të paligjshëm në Angli.

Mediat e huaja shkruajnë se janë pjesë e një bande të organizuar që kontrabandon njerëz nga Evropa në Britani.

Gjithashtu janë ndaluar dhe 12 persona, të dyshuar shqiptarë që po tentonin të kalonin në Angli. Nga ky operacion policia ka sekustruar një varkë me fuqi të lartë, me të cilën transportoheshin dhe emigrantët.