Pas dekΙaratës së Suella Baverman, shqiptarët gati të ‘hαkmerren’, zbυΙohet lëvizja e menjëhershme (FOTO)

Ditët e fundit shqiptarët janë vendosur në qendër të polemikave, lidhur me emigracionin e paligjshëm të Britanisë së Madhe.

Deklarata e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, ku shprehej se ardhja e migrantëve në brigjet britanike është “pushtim”. Gjuha e saj e ashpër shkaktoi reagime të forta.

Gjatë fjalës së saj Braverman i cilëson shqiptarët si “kriminelë” dhe ka qenë pikërisht kjo fjalia që nxiti shumë reagime si nga politikanë por edhe nga emigrantë shqiptarë në Britani.

Nisur nga kjo ngjarje që mori përmasa të mëdha, është parlajmëruar një protestë, e cila do të mbahet në qytetin e Londrës. Kjo nismë është mbështetur edhe nga personazhet publikë.

Këngëtarët Noizy dhe Dafina kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale, posterin ku njoftohet protesta ku paraqiten data ora dhe vendi ku do të mbahet protesta, si dhe kanë ndarë një video të shkurtër të deklaratës së Braverman.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Angli, kanë akuzuar qeverinë se po përdoren për të justifikuar politikën “e dështuar” të emigracionit në Britani si dhe kritikuan Ministrinë e Brendshme se ata po ndikonin në sigurinë e vendit.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull reagimeve të tyre, ku shqiptarët shprehen se kanë ardhur në Britani për një jetë më të mirë dhe se është e papranueshme që të etiketohen si “banditë apo hajdutë”.

Ata janë shprehur se janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar aty dhe për të paguar taksa, ndërsa këmbëngulin se nuk janë “gangsterë apo hajdutë”.

Daily Mail u kushtoi një vëmendje të madhe shqiptarëve që punojnë në Angli. Jashtë një lokali në veri të Londrës, shqiptarët e intervistuar nga media prestigjoze janë shprehur se janë viktima të racizmit të hapur dhe ishin vënë në shënjestër me qëllim nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga menaxhimi i dobët i situatës në kanalin e La Manshit.

Kujtojmë gjithashtu se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama kritikoi Sekretaren e Brendshme, se ajo po “nxit ksenofobinë”.