Ajo ka jetuar nëpër institucionet e përkujdesit shtetëror që 40-ditëshe dhe deri në moshën 12 vjeç. Për pak muaj e mitura mbush 16 vjeçe dhe bashkë me të jetojnë edhe 4 diagnoza të shëndetit mendor. Identitetin e minorenen fatkeqe nuk do ta bëjmë publik për ta mbrojtur nga diskriminimi.
Historia e trishtë ka nisur kur nëna e saj, në pamudnësi për ta ushqyer e çoi në institucionin e kujdesit të jetimëve “Zyber Hallulli”. Një institucion që ashtu si streha të tjera, fsheh brenda mureve drama dhe keqtrajtime të jetimëve referuar raporteve zyrtare të institucioneve dhe organizatave.
“Kishim probleme të ndryshme; p.sh dënonin fëmijët për lekët e muajit, kishte abuzime; dmth ofendime nga shokët dhe shoqet. Sulm nga shokët dhe shoqet. Goditje. I drejtohesha, i dënonin për disa orë dhe e hiqnin dënimin. Sherre, më kanë rrahur, sharje, ofendime, më dënonin për lekët e muajit. Nga 10 mijë. Varej nga dënimi. Një muaj, dy muaj. Një herë nga nervat theva banjon” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar
E vënë nën presion të vazhdueshëm, vajza thotë se ka qenë e detyruar të mos tregojë vuajtjet brenda institucionit. E ëma, ka dyshuar për mirëqënien e vajzës, por nuk ka patur fakte për të vërtetuar ferrin siç e përshkruan, brenda godinës ku presupozohej që duhej të kujdeseshin për fëmijët fatkeqë.
“Mund të them që kisha dyshuar. Ka pasur tre episode që unë dyshova sepse shkova për ta takuar , ishte verë dhe e gjej me shenja në trup në pjesën e krahut dhe parakrahut. Shenja të thithura dhe të pickuara. Vajza ishte e trembur, por nuk më tregoi asgjë. Përderisa nuk kisha një fakt, një arsye, një deklaratë nga fëmija im, nuk mund të ngrija as zërin, as akuzat. Vetë stafi e justifikoi me një përleshje mes fëmijëve, gjë që për ta ishte mëse normale. Ndodhi tre herë në periudha të ndryshme kohore, por vetëm kaq” u shpreh, nëna e vajzës së mitur të dhunuar
Në disa raste, nëna nuk ka mundur të takojë të bijën në institucion. Punonjësit e shtëpisë së fëmijës, janë justifikuar duke I thënë se vajza ka qenë në kamp bashkë me fëmijët e tjerë. Por, nëna thotë se më vonë, ka kuptuar se e vërteta ka qenë krejt tjetër. Refuzimi i takimeve fshihte një skandal.
“Më thoshin je në kamp. Ndërkohë që isha në spital, Për tentative vetvrasje. Nga mërzitja që më rrihnin dhe ofendonin fëmijët e tjerë. Shumë herë. Desha me I dhënë fund jetës’ u shpreh, vajza e mitur e dhunuar.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F848121406613608%2F&show_text=false&width=560&t=0