Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për të celebruar ceremoninë e fejesës së saj për të qenë më afër babait, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar për krime lufte.
Përmes një postimi në Instagram, ajo thotë se këtë ia kishte premtuar babait, që në ditën e saj të veçantë të ishte sa më pranë të atit.
“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit.
Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”, ka shkruar ajo në fotot që ka publikuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Cldg6JKobeP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=13d04b3c-e27d-4ec1-a3b3-26b8f6392e80&ig_mid=31F7D30F-2312-4EE6-96D3-C0F676280557