Sabiani, këngëtar i njohur dhe ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 1”, ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga emisioni. Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin.
Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.
“Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Edhe banorë të tjerë janë përjashtuar apo kanë lënë në mes lojën, duke futur në udhëkryq “Big Brother VIP”.
Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.
https://www.instagram.com/sabiani_original/?utm_source=ig_embed&ig_rid=da12ad38-2fec-41eb-a5d6-93a0bd8afcc0&ig_mid=511C82FA-AC5A-4E02-A95B-F75CDE1E53E2