Detaje nga sherri në ish-Bllok, pas përplasjes fizike, 46-υjeçari u rrëzua dhe ρërplasi kokën në bordurë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Tiranë në zonën e ish-Bllokur, ku si pasojë e një sherri ka ndërruar jetë një 46-vjeçar.

Burime për media bëjnë me dije se ngjajra ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 31 marsit, në një lokal.

Gentian Talja është konfliktuar me 25 vjeçarin Henri Gjapi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.Gjithashtu, është proceduar dhe shtetasi Artur Gjolena, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe po ashtu ka ndërhyrë në sherr.

Nga pamjet filmike rezulton se pas sherrit dhe përplasjes fizike, Gentjan Talja nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë përtokë, në momentin e rrëzimit viktimës i ka rënë koka në bordurë.

Talja prej 5 ditësh ndodhej në spital, ndërsa mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia për rastin.

Lexo edhe: Sherri në ish-Bllok, ndërron jetë në spital 46 vjeçari, Policia shpall në kërkim 25 vjeçari që e qëlloi (EMRAT)