Një sherr me thika është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen 12 të qytetit të Durrësit.
Bëhet me dije se sherri ka ndodhur mes disa personave, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Nuk dihet ende se kush janë autorët apo personi që ka mbetur i plagosur dhe as shkaku i konfliktit.